Vrasja e Artur Bashimit në qendër të Athinës/ Zbulohen detajet tronditëse nga dosja hetimore, vëllai i viktimës ishte përfshirë në konflikt me porositësin

Vrasja e Artur Bashimit në qendër të Athinës/ Zbulohen detajet tronditëse nga dosja hetimore, vëllai i viktimës ishte përfshirë në konflikt me porositësin

Vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në qendër të Athinës më 18 gusht u zbulua se ishte një vrasje me pagesë me autor një 27-vjeçar grek. Autoritetet e gjurmuan atë pas mbikëqyrjes, ku vrasësi ishte gjetur së fundmi me shumë para. Sipas burimeve, pasuria e tij e papritur kishte habitur njerëz në mjedisin familjar, siç ishte nëna e tij, e cila i kishte thënë, ndër të tjera: “Papritur ke gjetur veten me shumë para dhe kjo nuk më pëlqen. Që nga dita që i more paratë, nuk më ke qerasur asnjë vakt”. Sipas provave në dosjen hetimore, ditën e vrasjes, autori i krimit doli nga apartamenti i tij në qendër të Athinës dhe mbërriti në vendin e ngjarjes me një motorr blu. Fillimisht ai...