Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Letra e turpit për BE-në/ Vuçiç në panik, i ankohet von der Leyen, teksa policia e tij akuzohet për dhunë barbare ndaj studentëve
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili po përballet me protesta të mëdha studentore dhe revoltë qytetare, ka zgjedhur t’i ankohet Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në letrën e tij të 21 gushtit, Vuçiç përpiqet të viktimizohet duke e paraqitur Serbinë si “shënjestër të grupeve ekstremiste” dhe duke justifikuar brutalitetin e policisë, të cilën ai e cilëson “maksimalisht të përmbajtur”. Në realitet, dëshmitë dhe kallëzimet penale zbulojnë një tjetër panoramë: Njësia e Sigurisë për Persona të Caktuar (JZO), e komanduar nga Marko Kriçko, akuzohet për dhunë çnjerëzore ndaj protestuesve. Studentë e qytetarë të ndaluar raportojnë se janë rrëmbyer në rrugë, dërguar në garazhin e ndërtesës së qeverisë dhe aty janë gjunjëzuar, shkelmuar, goditur, kërcënuar me armë dhe iu janë thyer telefonat. Rasti më...