NATO: Rusia nuk ka veto për dërgimin e trupave në Ukrainë

NATO: Rusia nuk ka veto për dërgimin e trupave në Ukrainë

Bota E Enjte, 4 Shtator 2025 15:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se Rusia nuk ka të drejtë vetoje mbi vendosjen e trupave në Ukrainë nga fuqitë perëndimore, si pjesë e garancive të sigurisë për Kievin, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi. “Pse na intereson se çfarë mendon Rusia për trupat në Ukrainë? Është një vend sovran. Nuk është detyrë e tyre të vendosin”, tha Rutte. Ky koment vjen teksa Moska përsëriti sërish si vijë të kuqe prezencën e trupave të huaj në Ukrainë, ndërsa i cilësoi kërkesat për garanci nga Kievi si të papranueshme. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez theksoi rëndësinë e ruajtjes së presionit mbi Moskën për të pranuar një armëpushim, me qëllim që të përparohet drejt një paqeje të drejtë dhe...