Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasen dy makina dhe një motor në aksin Klos-Burrel, plagosen dy persona
Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të enjte, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel. Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur me njëri-tjetrin dy automjete dhe një motor, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.