Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Denar Biba tërhiqet nga gara, ja kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës. KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi. Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese janë: Alma Faskaj Asim Vokshi Florian Ballhysa Genta Tafa Bungo Njoftimi: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025. Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet...