“Një karrige jashtë të kontribuojë me një pemë”, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale, janë bërë vende qokash të tmerrshme

“Një karrige jashtë të kontribuojë me një pemë”, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale, janë bërë vende qokash të tmerrshme

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në eventin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të kontribuojë me një pemë të mbjellë në zonë. Policia bashkiake dhe IKMT duhet të reformohen, theksoi Rama, pasi janë disfunksionale dhe kthyer në “vende qokash të tmerrshme”, ndërsa komentoi zaptimet e hapësirave publike në vend. “Një gjë tjetër që dua të theksoj dhe kjo është e fundit, është domosdoshmëria që të gjithë ne së bashku dhe qeveria do jetë shumë e fokusuar tek kjo pjesë, duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjitha pjesët ku e kemi shqepur dhe ku e kemi bërë copë – copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka...