Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
’12 vite mashtrim…’/ PL: Operatori Kombëtar i Ujit, një tjetër skemë për të centralizuar pushtetin dhe fondet
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, znj. Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat tha se qytetarët janë përballur vazhdimisht me mungesë furnizimi me ujë të pijshëm, problem që ditët e fundit është bërë edhe më i theksuar. Ajo theksoi se kjo situatë nuk lidhet me defekte teknike, por është pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe abuzimit politik me shërbimin e ujësjellës-kanalizimeve. Sipas saj, ky sektor është kthyer në një instrument punësimesh politike dhe jo në një shërbim bazë për qytetarët. Pas kalimit të ujësjellësit nga varësia e bashkive në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, problemet janë shtuar, ndërsa me krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, bashkive po u hiqen të gjitha kompetencat. Pjesë nga deklarata: Prej 12 vitesh, Edi Rama ka premtuar ujë të...