Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lufta në Rripin e Gazës/ 84 të vrarë, mbi 330 të plagosur në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 84 palestinezë dhe 338 të tjerë janë plagosur. Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nën kontrollin e Hamasit, sqaroi se 17 prej tyre janë vrarë ndërsa ishin në kërkim të ndihmave humanitare, ndërsa 31 të vrarë janë shënuar nga agimi I kësaj të enjteje. Tre nga viktimat e reja kanë ndërruar jetë për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga uria në 370, përfshirë 131 fëmijë. Sipas përditësimit të fundit të ministrisë, 64.231 palestinezë janë vrarë dhe 161.583 janë plagosur nga forcat izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023. Në një deklaratë zyrtare, Hamas njoftoi se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës...