Kodi i Ri Penal/ Rakipi: Shpifja dhe pirja e alkoolit në publik duhet të dënohen

Kodi i Ri Penal/ Rakipi: Shpifja dhe pirja e alkoolit në publik duhet të dënohen

Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi këtë të enjte ka dhënë qëndrime të qarta lidhur me disa nga çështjet më të debatueshme që pritet të përfshihen në kodin e ri, përfshirë shpifjen dhe prostitucionin. Duke u ndalur konkretisht te shpifja, Rakipi theksoi se kjo vepër nuk duhet të depenalizohet, duke e konsideruar ende të nevojshme që ajo të mbetet në fushën e ndëshkimeve penale. Sipas tij, vendimarrja për këto çështje nuk duhet të udhëhiqet nga qëndrime politike apo populiste, por nga analiza objektive e efektit dhe rrezikshmërisë që ka një vepër në shoqëri. “Depenalizimi i veprave nuk është proces politik, i cili mund të shtyhet dhe vendoset se qëndrimi politik është i...