Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Plazhet e Ksamili dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim bashkitë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive për të siguruar një administrim më efikas dhe të rregullt. Ai ka theksuar se shumë shpejt do të publikohet një plan i ri për zhvillimin e bregdetit, ku do të diskutohet me çdo bashki se cilat plazhe do t’i administrojnë ato në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një deklaratë të tij, Rama ka theksuar se dy plazhe të sigurt janë Ksamil dhe Dhërmiu, duke shtuar se ata që njihen si dhunues plazhi, nuk do të lejohen të aplikojnë për t’u angazhuar më tej në këtë sektor. Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata...