Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Strategjia për turizmin në vend, Kumbaro: Do kemi platformën e-visitor. Ja funksioni i saj
Teksa ministrja për Turizmin dhe Mjedisin në vend, Mirela Kumbaro, prezantoi Strategjine e Shqipërisë Turistike 2030, u shpreh se një theks të veçantë do i vihet teknologjisë. Kumbaro deklaroi se në shërbim të industrisë së turizmit, do të jetë një platformë e quajtur “e-visitor”. Kjo platformë vjen nga bashkëpunimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të AKSH-it, Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it. Ministrja sqaron se deri më tani është përgatitur arkitektura teknike e kësaj platforme. Besohet se sistemi i “e-visitor” do të ndërtohet i plotë në vitin 2026. Më tej, Kumbaro tha se teknologjia e integruar në turizë, do mundësojë regjistrin digjital të kësaj industrie për të gjitha sipërmarrjet turistike, gjurmimin në kohë reale me strukturat akomoduese e çdo aktivitet...