Nga vrasjet te vjedhjet, si ndryshojnë dënimet në Kodin e ri Penal

Nga vrasjet te vjedhjet, si ndryshojnë dënimet në Kodin e ri Penal

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili kryeson dhe grupin e punës për hartimin e draftit të ri të Kodit Penal, ka bërë një analizë të ndryshimeve të masave ndëshkuese mes kodit aktual dhe draftit të propozuar. Në një mbledhje të posaçme për diskutimin e këtij dokumenti, Rakipi u shpreh se pavarësisht problemeve që mund të dalin gjatë zbatimit, drafti i ri përbën një hap të madh përpara në drejtësinë penale shqiptare. “Elementët që lidhen me humanizmin e kodit janë të pranishëm, por qëllimi parësor është mbrojtja sociale dhe mbrojtja e viktimës. Në cilësinë e tij, ky është dokumenti më i mirë penal që i kemi ofruar vendit tonë. Besoj se shërbimi ndaj publikut dhe institucioneve do të jetë i madh”, deklaroi Rakipi....