Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Kanë shumë pesticide”, pas pjeshkëve, Kroacia bllokon edhe 4 ton domate me origjinë nga Shqipëria…
Kroacia ka asgjësuar rreth 4 ton domate me origjinë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike zbuluan nivele pesëfish më të larta se norma e lejuar të pesticidit chlorfenapyr, një substancë helmuese që përdoret për eliminimin e insekteve. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), niveli i lejuar i këtij kimikati është 0.01 mg/kg, ndërsa në domatet shqiptare të eksportuara nga Berati, niveli i klorfenapirit rezultoi 0.06 mg/kg. Domatet e rrezikshme nuk arritën të hyjnë në tregun europian dhe u groposën nga autoritetet kroate. Vetëm pak ditë më vonë, më 22 gusht, Kroacia bllokoi dhe asgjësoi edhe një tjetër ngarkesë me 5 ton pjeshkë nga Divjaka, pasi në to u zbulua nivel i lartë i metalit të rëndë nikel, i rrezikshëm për shëndetin, veçanërisht për fëmijët. Ekspertët...