Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

Një grup biznesmenësh pranë qeverisë, përfitues të statusit të investitorëve strategjikë, po i shndërrojnë peizazhet dikur ikonike të bregdetit të Jugut në qyteza të betonizuara vilash dhe rezidencash për më të pasurit, në dëm të mjedisit dhe komuniteteve lokale. Nga Vladimir Karaj (BIRN) Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë  dhe kantieret e ndërtimit, që i ngjiten shpatit të gjelbëruar të malit si metastazat e një sëmundjeje malinje. Delta e Përroit të Palasës, një monument natyror i stampuar dikur në kartolinat që niseshin nga Shqipëria, është sot i rrethuar nga të dyja anët me vinça, ekskavatorë dhe makineri të tonazhit të rëndë. Kërcitja e llamarinave dhe e gurëve që thyhen krijon një “rang-dang” monoton përgjatë gjithë...