Franz Kafka novelën e gjatë ‘Vendimi’ e shkroi brenda një nate të vetme

Franz Kafka novelën e gjatë ‘Vendimi’ e shkroi brenda një nate të vetme

Nga Milan Kundera Franz Kafka, sipas asaj që ka thënë vetë, e ka shkruar novelën e gjatë “Vendimi” në një natë të vetme, pa ndërprerje medemek me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e lënë veten të kaplohet nga një fantazi po kaq e jashtëzakonshme. Shpejtësia, e cila u bë më vonë metodë programatike për surrealistët (“shkrimi automatik”), duke lejuar të çlirohej subkoshienca prej kontrollit të arsyes dhe të shpërthente imagjinata, ka luajtur për Kafkën pothuajse të njëjtin rol. Kjo dalldisje e gjatë e imagjinatës pasqyrohet tek veçoria e sintaksës: në romanet e Kafkës ka thuajse një mungesë të dy pikave (me përjashtim të atyre rutinoreve, kur futet dialogu) dhe një prani jashtëzakonisht modeste të pikëpresjes.Nëse kundrojmë dorëshkrimin (shiko botimin kritik, Fischer, 1982), vërehet që edhe presjet ,...