Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shkatërrohet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, mbi 3 mln euro fitime të paligjshme! Transporti kryhej përmes Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë
Një rrjet i organizuar, i cili kontrabandonte karburant është shkatëruar nga autoritetet greke, të cilat kanë zbuluar se grupi kriminal kishte përfituar mbi 3 milionë euro nga aktivitetet e paligjshme. Sipas hetimeve, rrjeti funksiononte në tre nivele. Në krye të organizatës ishte një 38-vjeçar i cili ka të njëjtin mbiemër me një anëtar të mafies greke të vrarë disa vite më parë. Më pas kishte dy nëngrupe, njëri merrej me furnizimin me benzinë për motorët e brendshëm të djegies dhe tjetri me furnizimin me tretës kimikë. “Themelet” e organizatës Organizata kishte “baza” në zonat e Atikës, Trikalës dhe Selanikut dhe kishte lidhje me individë të panjohur në Poloni, Bullgari dhe Shqipëri. Ata importonin tretës kimikë nga Polonia, i përzienin me karburant dhe shisnin naftë pa fatura. Në një periudhë dy mujore (prill-qershor 2025),...