Gjermania kthen emigrantët/ 2025-sa “rekord” dëbimesh, mbi 1000 kthime në Shqipëri

Gjermania kthen emigrantët/ 2025-sa “rekord” dëbimesh, mbi 1000 kthime në Shqipëri

Në Gjermani sa vjen e po shtohet presioni për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar dhe sipas mediave vendase, 2025-ta tashmë ka më tepër riatdhesime. Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qëndrojnë në Gjermani. Totali i të dëbuarve vitin e kaluar ishte mbi 20.000 vetë, që përbën në vetvete një shifër më të lartë se çdo herë tjetër më parë. Dhe në 2025-sën, grafiku është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në...