Samiti në Paris/ Presidenti francez, Macron: Do të finalizojmë garanci të forta sigurie për Ukrainën

Samiti në Paris/ Presidenti francez, Macron: Do të finalizojmë garanci të forta sigurie për Ukrainën

Ditën e sotme në Paris po zhvillohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve” midis liderëve europian. Në pallatin Elysse ishin të pranishëm Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidentja e komisionit evropian Ursula Von der Leyen dhe Kryeministrja e Danimarkës Mette Federiksen ndër të tjerë. Duke hapur takimin, presidenti francez Emmanuel Macron tha se udhëheqësit takohen për të “finalizuar garanci të forta sigurie për Ukrainën dhe për të gjithë punën që është bërë në javët e fundit”. Dhe pas fjalëve të tij shumë të shkurtra, mediave u është kërkuar që të largohen. Pritet që udhëheqësit të flasin me Trumpin në orët e para të pasdites dhe do të informojnë shtypin pasi të përfundojë gjithçka.