Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Fshehën 1 mln euro fitim dhe përdornin ilaçe të ndaluara, arrestohet pronari i spitalit privat në Tiranë
Pamje nga spitali Tiranë- Sektori për krimin ekonomik në Policinë e Tiranës, ka bllokuar spitalin privat "International Medicare", që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”, pasi kanë fshehur 1 milionë euro fitime. Po ashtu në pranga është vënë administratori i kompanisë, si dhe janë shpallur në kërkim dy ortakët e tjerë. Burime bëjnë me dije për “ZËRI” se në pranga është vënë administratori i spitalit, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, si dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe. Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital...