Kodi i ri Penal, Ministri i Drejtësisë: Kemi marrë parasysh çdo shqetësim në lidhje me draftin

Kodi i ri Penal, Ministri i Drejtësisë: Kemi marrë parasysh çdo shqetësim në lidhje me draftin

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, ka zhvilluar sot tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, përpara fillimit të konsultimeve të gjëra publike që do të organizohen për të. Në këtë aktivitet janë prezantuar në mënyrë krahasuese risitë e Kodit të ri Penal në raport me kodin aktual dhe me standardet referuese europiane, ndërsa grupi i punës do të paraqesë qëndrimet e tij lidhur me nenet që kanë qenë objekt diskutimi dhe komentimi publik pas prezantimit të parë të draftit. Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se se janë marrë parasysh të gjitha shqetësimet në lidhje me draftin, që nga 5 korriku kur u bë dhe prezantimi i tij....