Gazeta belge “Le Soir”: Si u godit “mbretëria” e klanit Çopja

Gazeta belge “Le Soir”: Si u godit “mbretëria” e klanit Çopja

Mafia shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar është bërë titull në media të ndryshme ndërkombëtare. Gazeta belge “Le Soir” i ka kushtuar një artikull goditjes dhe rënies së klanit mafioz të Çopjave. Kjo organizatë kriminale konsiderohet nga gazeta belge si një nga më të rrezikshmet në planet, së cilës thuhet se goditja përfundimtare ju dha nga operacioni i policisë shqiptare në fillim të muajit gusht të këtij viti. Në këtë operacion ku policia shqiptare bashkëpunoi me autoritetet franceze, belge, gjermane, holandeze dhe italiane u arrestuan dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me pishina, apartamente dhe makina luksoze, të gjitha së bashku me vlerë prej disa milionë eurosh. Gjithashtu u sekuestruan 120 mijë euro cash. “Këto shuma marramendëse...