Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kroos tallet keq me 145 milionë euroshin e Premier League: Gjysma e audiencës sonë nuk e njeh fare…
4 Shtator 2025 12:03 Alfred Lleshi Transferimi i Alexander Isak te Liverpool për 145 milionë euro ka tronditur Premier League, teksa Toni Kroos nuk ngurroi të shprehte opinionin e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”, së bashku me vëllain Félix: “Faleminderit për besimin, dëgjuesit tanë, por do të thoja se rreth gjysma juaj nuk keni dëgjuar asnjëherë për Isak. Gjykoni vetë, seriozisht”. Félix shtoi: “Mund t’ju kujtohet vetëm nga koha te Borussia Dortmund” (duke iu referuar kalimit të tij te BVB). Isak mbërriti te verdhezinjtë e Bundesligës nga AIK më 2017 për 8.6 milionë euro, por luajti vetëm 13 ndeshje (281 minuta), duke shënuar 1 gol dhe dhënë 1 asist. “Në Dortmund nuk bëri asgjë të madhe”, – tha Kroos, duke shtuar se shuma e...