Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe me municion luftarak, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurën pasi lëvizte i armatosur. Në pranga ra shtetasi me iniciale R.Rr., pasi uniformat blu i gjetën në çantë një pistoletë dhe municion luftarak. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”. Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak. Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin...