Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
KODI i ri PENAL në ‘tryezë’! Përgjigje për nenet e kundërshtuara, Manja: Kritikat dhe sugjerimet i kemi shënuar
Ulsi Manja TIRANË-Në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë kanë filluar diskutimet lidhur me konsultimet publike për draftin e Kodit të ri Penal. Deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar Kodin e ri me pretendimin se formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta. Kundër tij ka dalë Dhoma e Avokatëve, kryepokurori Olsian Çela, shoqatat e gazetarëve, ndërsa kreu i SPAK Altin Dumani tha para pak kohësh se nuk ka një draft zyrtar në duar. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se në pak ditë që drafti është hedhur për konsultim publik, ka patur shumë komente shqetësuese dhe kundërshtime,...