Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pacolli e shkarkoi, reagon ish-administratori i Aeroportit të Vlorës: E mora vesh nga mediat, kam zbatuar ligjin
Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka TIRANË- Valon Lluka, ish-krahu i djathtë i biznesmenit Behgjet Pacolli, ka reaguar pas shkarkimit të njëanshëm të tij nga detyra e administratorit të portit të Vlorës. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Lluka shprehet se vendimin e Pacollit e ka mësuar nga mediat, dhe nuk i është bërë asnjë komunikim zyrtar nga ana e Pacollit. Lluka shprehet se në detyrën e tij si administrator i Vlora International Airport – VIA Sh.p.k, ka vepruar në përputhje me ligjin shqiptar dhe me kontratën e koncensionit, ndërsa e cilëson projektin të një rëndësie stratergjike për Shqipërinë. “Marr shkas nga raportimet dhe lajmet e shpërndara gjerësisht në media lidhur me shkarkimin tim nga pozita e Administratorit të Vlora International Airport – VIA...