Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Banka e Shqipërisë ul komisionet e transfertave bankare në Lekë dhe në Euro
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën një paketë të ndryshime rregullatore, që parashikon ulje të ndjeshme të komisioneve të pagesave për qytetarët.Sipas ndryshimeve të miratuara, pagesat elektronike deri në 40 mijë lekë do të jenë pa komision për qytetarët.Për pagesat elektronike në shumën deri në 10 milionë lekë, komisionet janë ulur gati me 10 herë.Për pagesat në Euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duket krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme...