Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton planet strategjike për periudhën 2025–2028

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton planet strategjike për periudhën 2025–2028

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit disa dokumente të rëndësishme strategjike që do të udhëheqin punën e bashkisë në katër vitet e ardhshme. Për hartimin e tyre është ngritur një grup pune i posaçëm, i cili ka zhvilluar diskutime të gjata dhe konsultime me aktorë të ndryshëm, për të siguruar që planet të pasqyrojnë sa më mirë nevojat e qytetarëve. Kodi i Sjelljes së Bashkisë Elbasan përcakton standardet e etikës dhe integritetit në administratën vendore, duke synuar rritjen e profesionalizmit, komunikimit public, korrektësisë dhe transparencës në marrëdhënien me qytetarët. Kodi parashikon gjithashtu trajnime të rregullta dhe masa disiplinore për shkeljet.Plani i Integritetit 2025–2028 ka për qëllim forcimin e mekanizmave kundër korrupsionit, përmirësimin e llogaridhënies, si dhe krijimin e një...