Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

Shpërthen bombola e gazit në Krumë, plagoset zonja e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krumë këtë të enjte, më 4 shtator, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dhe si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit, në depon një banese dhe është plagosur e zonja e shtëpisë. “Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.”, njoftoi Policia. E plagosura me inicialet Sh. D. është dërguar në spital, ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e incidentit janë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet...