Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Protesta në Vueltën e Spanjës, etapa përfundon pa fitues pas rrëmujës në finish
4 Shtator 2025 11:11 Telesport Etapa e 11-të e Vueltës së Spanjës, ajo Bilbao-Bilbao prej 157 kilometrash, u shënua nga një protestë pro-Palestinës e nisur nga një grup aktivistësh që protestonin kundër pranisë së skuadrës Israel Premier Tech. Në fillim të etapës, përgjatë shëtitores San Mames, pelotoni e ndaloi përkohësisht etapën, duke i detyruar zyrtarët e garës të zbrisnin nga automjetet e tyre për të shpërndarë turmën. Pas rreth pesë minutash, rruga u pastrua dhe pelotoni rifilloi rrugën e tij. Megjithatë, me të mbërritur ciklistët, protestuesit bllokuan vijën e finishit, duke mos i lënë ta përfundojnë atepën. Kështu, kohët e klasifikimit të përgjithshëm u morën me 3 km para vijës së finishit, duke mos lënë asnjë fitues etape. Kështu ndodhën “incidentet” e frikshme në zonën...