Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Përse u mbyll nga ushtria shqiptare “pusi i Ardenicës”…?
Rreth 500-600 metra në jugperëndim të Ardenicës, mbi një kodër me fushëpamje të plotë veri-jug e bregdet, del ujë i ngrohtë e pak i kripur. Është ujë shërues. Del nga një pus artesian mbi 100 metra i thellë, shpuar nga gjeologët në vitet ‘70-të. Vërtet naftë nuk nxorën, por uji që nxori ai pus, ishte me aq vlerë sa asgjë tjetër nuk do të grumbullonte në atë vend aq shumë të sëmurë nga e gjithë Shqipëria. Lajmëtarët e parë ishin naftëtarët, kur panë t’iu përthahen e shërohen të gërvishurat e duarve e tërë lëkurës, pas larjes disa herë me ujin e pusit të ri. Naftëtarët shkonin në shtëpi dhe rrëfenin për çudirat e këtij uji dhe bindja e çudia, halli e kureshtja, sëmundja dhe shpresa,...