Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shuhet në heshtje korrupsioni disa miliarda euro i Bankers, si u amnistuan bankat, firmat private dhe zyrtarët…
Dy muaj pas aksionit të vonuar të drejtësisë shqiptare ndaj kompanisë koncesionare Bankers, ku u arrestuan disa drejtues dhe ish-drejtues, dosja e Prokurorisë së Fierit është në vendnumëro. Asnjë veprim për “bashkëpunëtorët” e kinezëve dhe shqiptarëve të arrestuar. Nëse deri më tani akuza ka faktuar se ata kanë shkelur ligjet e shtetit shqiptar, me një dëm të madh ndaj vetë buxhetit, me cilët bashkëpunuan këta individë privatë? Kush i lejoi të xhironin mbi 6 miliardë euro dhe t’i nxirrnin bilancet me fitime minimale, sa një market lagje? Dosja e “Bankers” patjetër që duhet të shtrihej deri te firmëtarët e koncesionit. Te ata që rinegociuan marrëveshjen apo te strukturat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore apo edhe të Drejtorisë së Tatimeve që lejuan një abuzim të...