Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pushtimi rus, “shoku” Kim premton mbështetje të plotë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotësisht” ushtrinë e Rusisë, si një “detyrim vëllazëror”, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, tha se dy shtetet kanë raporte “speciale”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve të Phenianit, KCNA, më 4 shtator. Kim dhe Putin u takuan të mërkurën në margjinat e festimeve në Kinë që u organizuan për të shënuar dorëzimin e Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, për të marrë pjesë në një paradë masive ushtarake. Kjo ishte hera e parë që udhëheqësit e tri shteteve morrën pjesë në një ngjarje të tillë që nga Lufta e Ftohtë. “Shoku Kim Jong Un dhe presidenti Putin shkëmbyen opinione të hapura mbi...