Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
18-vjeçari përplas me motor të renë, nis hetimi për aksidentin në Shkodër
Një aksident me pasojë një të plagosur ndodhi një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi A. Gj., 18 vjeç, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasen M. N., 22 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. N.. Top Channel