Shtatë shkaqet më të zakonshme të sjelljes agresive tek qentë

Shtatë shkaqet më të zakonshme të sjelljes agresive tek qentë

Të gjithëve u ka rastisur të hasin një qen që rënkon, leh ose shikon me nervozizëm, sikur prania e tjetrit ta shqetësonte. Ekspertët theksojnë se këto sjellje nuk duhet interpretuar si thjesht “nervozizëm”, por shpesh lidhen me arsye konkrete që variojnë nga problemet shëndetësore deri te ndryshimet në mjedis. Sipas Parade Pets, shtatë nga shkaqet më të zakonshme të “ngërçit” tek qentë janë: dhimbjet fizike, shqetësimet gjatë pushimit, kontaktet e padëshiruara, zhgënjimet për qëllime të paarritura, ndryshimet në rutinë ose mjedis, mbingarkesa ndijore dhe procesi i plakjes i shoqëruar me probleme njohëse. Veterinerët paralajmërojnë se dhimbja është shkaku kryesor që duhet përjashtuar para se sjellja e qenit t’i atribuohet karakterit. Po ashtu, qentë kanë nevojë për qetësi, hapësirë personale dhe stabilitet, ndërsa mbistimulimi nga zhurma...