Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Itali/ Parandalohet atentati në festën e Shën Rozës, arrestohen 2 turq, të pranishëm Zv. Kryeministri dhe ambasadori izraelit
Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi është shmangur në qytetin e Viterbos në Itali, gjatë festës tradicionale të Shën Rozës. Dy shtetas turq janë arrestuar nga policia italiane pasi dyshohet se po përgatitnin një atentat të armatosur gjatë eventit, ku ishin të pranishëm rreth 40 mijë njerëz. Dy të dyshuarit, të lidhur me rrjetin kriminal të bosit turk Boris Boyun, u kapën në një bed & breakfast pranë vendit të ngjarjes, në rrugën “Via di Santa Rosa”, ku u gjetën të pajisur me një mitraloz dhe dy armë zjarri me municion. Dyshohet se qëllimi i tyre ishte të shkaktonin panik dhe të ndërmerrnin një operacion për lirimin e Boyun nga burgu. Policia ndërhyri pas një sinjalizimi nga pronari i banesës, i cili...