Vuçiç poshtërohet sërish në Kinë, mediat serbe “kryqëzojnë” presidentin, pse Moska dhe Pekini po e braktisin Beogradin

Vuçiç poshtërohet sërish në Kinë, mediat serbe “kryqëzojnë” presidentin, pse Moska dhe Pekini po e braktisin Beogradin

Marsela SHYTIA Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, aktualisht ndodhet për vizitë në Kinë, ku do të marrë pjesë në 80-vjetorin e kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Me atë rast, u publikua një foto në grup e të gjithë personaliteteve të huaja të Presidentit kinez Xi Jinping, dhe Vuçiç ishte përsëri, si rregull, në rreshtin e fundit, shkruan media serbe “Nova.rs”. Pas publikimit të fotove zyrtare, vendi ku ndodhet Vuçiç është bërë sërish një nga temat kryesore në rrjetet sociale. Izolimi i Serbisë Komentatori i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, tha se Presidenti i Serbisë në Kinë dhe se kishte statusin e një mysafiri të klasit të tretë. Jakshiç i tha agjencisë Beta se Vuçiq mbështet krijimin e një bote të re anti-perëndimore...