Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kroacia dhe Bosnja bllokuan pjeshkët me pesticide nga Shqipëria, AKU: U asgjësuan
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas bllokimit nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, të pjeshkëve me pesticide nga Shqipëria. Në Kroaci rasti është kapur nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së. Ndërkohë edhe Bosnja raportoi se ngarkesa me pjeshkë nga Shqipëria kishte përmbajtje të lartë të substancës “klorpirifos”, një pesticid i ndaluar, që përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët. Pas ndalesës, AKU deklaron se në Kroaci produkti ishte dërguar i gjithi për eksport dhe se nuk ishte shpërndarë në tregun vendas. Sasia prej 5562 kg që u dërguan drejt Kroacisë është asgjësuar. NJOFTIMI: Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367...