Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestohet ‘kimisti’, kolumbiani në kërkim për laboratorin e kokainës në Fier
Samir Rosales Rodríguez KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane arrestuan Samir Rosales Rodríguez, i njohur me nofkën “kimisti”, në Bogota. Ai akuzohet se është lidhja midis kartelit ballkanik dhe mafias shqiptare që vepron në Amerikën e Jugut, tha të mërkurën drejtori i përgjithshëm i policisë Carlos Fernando Triana. Rodríguez ka qenë në kërkim në Shqipëri me urdhër të SPAK, pasi është pjesë e grupit të laboratorit të kokainës që u zbulua 3 vite më parë në fshatin Frakull të Fierit. Sipas drejtorit të policisë në Bogota, ‘kimisti’ është një prej udhëheqësve të organizatës që koordinojnë trafikun e drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Sipas hetimit, i arrestuari përdori "kompani fasadë" për të transportuar mallra nga porti i Buenaventurës, Kolumbi, në Greqi dhe Mal të Zi, ndërkohë që një pjesë...