Konflikt në Aeroportin e Vlorës: Valon Lluka mohon shkarkimin, akuzon Pacollin për devijime nga parimet e qeverisjes

Konflikt në Aeroportin e Vlorës: Valon Lluka mohon shkarkimin, akuzon Pacollin për devijime nga parimet e qeverisjes

Administratori i Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA Sh.p.k.”, Valon Lluka, ka reaguar pas raportimeve të medias ekonomike Kapitali mbi shkarkimin e tij nga detyra. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Lluka u shpreh se deri më tani nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar apo akt formal nga organet përgjegjëse, ndërsa lajmin e ka mësuar vetëm përmes raportimeve në media. “Jam i befasuar nga këto informacione, pasi asnjë dokument apo vendim nuk më është komunikuar në mënyrë zyrtare. Deri në këtë moment, nuk kam dijeni për arsyet apo bazën ligjore të një vendimi të tillë”, tha ai. Lluka hodhi akuza të forta ndaj biznesmenit dhe aksionerit kryesor të kompanisë, Behgjet Pacolli, duke e akuzuar për devijime serioze nga parimet e mirëqeverisjes korporative. “Menaxhimi i...