I mituri plagosi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet se bashku me babain

I mituri plagosi me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet se bashku me babain

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona (babë e bir), të cilët ishin shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të kryer disa javë më parë. Në pranga është vënë shtetasi Viktor Dakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim” dhe djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Dy djemtë e mitur të Viktor Dakajt akuzohen se kanë plagosur me thikë 33-vjeçarin, Pjetër Guraleci, pas një konflikti mesd tyre në sheshin “Prek Cali”, teksa ngjarja ka ndodhur më 20 Korrik. “Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më...