Rihapen regjistrimet për fëmijët në klasat e para dhe të dhjeta

Rihapen regjistrimet për fëmijët në klasat e para dhe të dhjeta

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njofton se për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta, regjistrimet do të rihapen më 5 shtator 2025, nga ora 08:00 deri në 24:00, përmes portalit e-Albania. Manastirliu, apelon që prindërit të përmbushin regjistrimin brenda këtij afati, duke theksuar se procesi kryhet online dhe zgjat vetëm disa minuta. Ky hap siguron që fëmijët të mund të fillojnë vitin e ri shkollor pa vonesa dhe me të gjitha të drejtat e nevojshme për të ndjekur mësimin.