Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani”, Sula: Edhe Dumanit i kanë kërcënuar familjen
Deputeti demokrat, Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja. Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar. “Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë...