Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksidenti tragjik nga tramvaji me 15 viktima, Portugalia shpall ditë zie kombëtare
Portugalia shpalli sot një ditë zie kombëtare, pas një aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë (të mërkurën) në Lisbonë, ku një nga tramvajët historikë të qytetit doli nga shinat dhe u përmbys, duke shkaktuar 15 viktima dhe 18 të plagosur. Ngjarja ndodhi në një nga zonat më turistike të kryeqytetit, kur tramvaji i pjerrët “Elevador da Glória”, që lidh sheshin Rossio me lagjet Bairro Alto dhe Príncipe Real, humbi kontrollin dhe u përplas me një mur. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe autoritetet portugeze kanë nisur një hetim. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tramvajin të shkatërruar plotësisht dhe të rrethuar nga tymi, pasi nuk arriti të marrë një kthesë në fund të shtratit të rrugës. Disa metra më tej ndodhej një tramvaj tjetër...