SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

Administrata e presidentit Trump dëshiron që Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse dhe të bashkohet me sanksionet e propozuara që synojnë vendet që vazhdojnë ta bëjnë këtë, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. ”Disa vende evropiane ende mbështeten tek Moska për të përmbushur nevojat e tyre energjetike, duke ndihmuar kështu makinerinë e luftës së Rusisë, megjithëse kanë ulur varësinë e tyre që prej pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini në shkurt 2022”, sipas një raporti të shkurtit nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër. ”Ndërkohë që Kina, India dhe Turqia përbëjnë gati 75% të të gjitha blerjeve të karburanteve fosile ruse me një total prej 187,3 miliardë dollarësh në shitje vitin e kaluar, vendet evropiane...