Një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë/ Gazeta Belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave

Një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë/ Gazeta Belge: Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave

Një nga vëllazëritë kriminale më të rrezikshme në botë ka dominuar për vite tregtinë e drogës në Evropë. Pas kryerjes së dhjetëra vrasjeve me pagesë, ndikimi i saj nisi të bjerë ndjeshëm. Goditja vendimtare erdhi në fillim të gushtit, kur Europoli ndërhyri për ta çmontuar strukturën e grupit. Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz...