Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e Trump në Gjykatën Supreme, Shtëpia e Bardhë kërkon vendim urgjent për fuqitë e presidentit
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka çuar çështjen e tarifave në Gjykatën Supreme dhe i ka kërkuar gjykatësve që të vendosin shpejt nëse presidenti ka fuqi për të vendosur tarifa mbi importet, sipas ligjit federal. Administrata i bëri thirrje Supremes që të rrëzojë një vendim të Gjykatës së Apelit, e cila ka konstatuar se shumica e tarifave të vendosura nga Trumpi përbëjnë përdorim të paligjshëm të ligjit për fuqitë emergjente. Ky është rasti i fundit në një sërë çështjesh të dërguara nga administrata amerikane në Gjykatën Supreme dhe pritet të vendosë para gjyqtarëve një prej shtyllave kryesore të politikës tregtare të presidentit Trump. Gjykata e Apelit për Qarkun Federal i ka lënë tarifat në fuqi, por administrata i bëri thirrje gjykatës më të...