Java Kulturore Malazeze shënon dhe fillimin e sezonit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Java Kulturore Malazeze shënon dhe fillimin e sezonit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Java Kulturore Malazeze shënon dhe fillimin e sezonit të dytë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare këtë vit. Ekspozita të ndryshme, shfaqje si dhe aktivitete të tjera janë pjesë e Javës Kulturore Malazeze, që vjen në Tiranë nga data 8 deri më 11 shtator. Këtë javë kulturore publiku do të përjetojë emocionet e një koncerti me piano të muzikës së dhomës, ku tingujt e instrumenteve krijojnë një atmosferë plot ndjesi. Në materialin e Javëve Kulturore Ndërkombëtare thuhet ndër të tjera se ekspozita e dokumenteve “Përfaqësitë Konsullore të Malit të Zi 1880-1914” na kthen pas në kohë, duke zbuluar dëshmi të rralla diplomatike. Një tjetër ekspozitë sjell libra të vjetër, harta dhe kartolina që trajtojnë Shqipërinë e shekullit XIX dhe gjysmës së parë të shekullit XX, një udhëtim...