Komuniteti Politik Europian do të mblidhet te Sheshi Skënderbej në Tiranë

Komuniteti Politik Europian do të mblidhet te Sheshi Skënderbej në Tiranë

Mbledhja e Komunitetit Politik Europian do të mbahet në 16 maj, në Sheshin Skëndërbej në Tiranë. Lajmi për këtë Samit u bë i ditur në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri britanik Keir Starmer. Ai e njoftoi këtë lajm në konferencën përmbyllëse të takimit të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Pallatin Blenheim vitin e kaluar. Menjëherë pasi Starmer ndau lajmin, kryeministri Edi Rama tha se ky është një tjetër fakt i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku më parë sipas tij, ne shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ndërsa sot jemi stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik. “Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian,...