Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Errësirë dhe vdekje”, Izraeli paralajmëron hakmarrje ekstreme në Jemen
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka kërcënuar të intensifikojë sulmet ndaj grupit Houthi në Jemen, pasi tre raketa u lëshuan drejt Izraelit në shenjë hakmarrjeje. Katz ka bërë një postim të shkurtër në “X”, ku siç shkruan Middle East Eye, duke i referuar pasazheve në Bibël, paralajmëron se Izraeli do të sjellë mbi Houthi “plagën e errësirës” dhe “plagën e vdekjes së të porsalindurve”, duke shtuar se Izraeli do të “plotësojë të gjitha dhjetë plagët” kundër tyre. Për ta kuptuar, “dhjetë plagët” janë një seri katastrofash që sipas Biblës, Zoti dërgoi mbi Egjipt për të detyruar Faraonin të lironte hebrenjtë nga skllavëria. Kjo paralajmërim erdhi pas lëshimit të raketave nga Jemen dy ditët e fundit, pjesë e një serie sulmesh Houthi ndaj Izraelit dhe zonës së Detit të Kuq....