“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

“Çmimet rriten, pagat jo”, Berisha: Do të plasë morri dhe zgjebja për shkak…

Kryetari i  PD, Sali Berisha ka folur në konferencën për mediat për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore dhe detergjenteve. Kryedemorkati tha se çmimet në vendin tonë vijojnë të rriten, ndërsa pagat nuk ndryshojnë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar. “Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani  shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit  nëse...